Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugore, ka reaguar pas grabitjes gjatë natës së kasafortës së Patentave në Kashar.

Përmes një reagimi në për median DSHPTRR thotë se janë vjedhur rreth 706.148 lekë të reja, pra gati 7 milionë lekë të vjetra, dhe bën me dije se vjedhja ka ndodhur rreth orës 02:15-03:15 gjatë natës.

DSHPTRR sqaron se paratë do të kthehen sërish në arkën e institucionit, siç ka ndodhur edhe në rastin e mëparshëm ku është vjedhur edhe xhiroja e drejtorisë në Laç, por njëra nga bankat e nivelit të dytë, ka kompesuar shumë e vjedhur.

Deklarata e plotë:

Sqarim publik: Nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja. (Përveç hetimit do ketë dhe auditim të posaçëm nga DPSHTRR!)

Vijon hetimi nga organet kompetente që do përcaktojë në detaj çdo element për t’u vijuar më pas me nxjerrjen e çdo përgjegjësie ligjërisht.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

LAJM POZITIV nga DPSHTRR, për t’u ditur që çdo vlerë financiare garantohet! Subjekti BKT, me të cilin DPSHTRR ishte në proces gjyqësor për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017, ktheu shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! 

Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë!  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re