Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjësin kryesor për djegsin e iranës.

 

Në një dalje për media, ai thotë se djegsi i Tiranës është afera më e rëndë gjer më sot, sepse në këtë aferë, Rama dhe Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve 110 milionë euro dhe sot pas gjashtë vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e tij.

 

“Në vjedhjen e shekullit, Erion Veliaj renditet pas Edi Ramës, hajduti më kryesor.

 

Kjo sepse djegësi i Tiranës apo me të drejtë mund të quhet djegësi i Erion Veliajt, i kontraktuar si koncesion për 128 milionë euro dhe me afat 30-vjeçar, është afera në total prej 680 milionë euro, pra 24 herë më e madhe se djegësi i Elbasanit.

 

Djegësi i Tiranës apo djegësi Erion Veliaj është afera më e rëndë gjer më sot, sepse në këtë aferë, Rama dhe Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve 110 milionë euro dhe sot pas gjashtë vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e tij.

 

Po të kemi parsysh se vetëm në 6 vite janë shpenzuar 110 milionë euro, djegësi i Veliajt do u kushtojë taksapaguesve në 30 vite deri në 720 milionë euro.

 

Djegësi Veliaj, ky përbindësh i korrupsionit qeveritar, pavarësisht se ‘pronarët’ janë në kërkim ndërkombëtar, vazhdon  të përpijë përditë fonde të buxhetit të shtetit deri në 2 milionë euro në muaj, sikur të mos jetë një sipërmarrje krimi por sikur të jetë një sipërmarrje transparente dhe sukses i ligjit.

 

Ky monument i korrupsionit mbrohet nga drejtësia vetëm se pronarët e tij janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.

 

Erion Veliaj ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion për 30 vite në vend të investimit publik që është përdorur në djegësin e Elbasanit dhe Fierit.

 

Shkëlqim Cani ka refuzuar kërkesën e Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, por vetëm herën e katërt, duke përdorur një dokument të paligjshëm të Këshillit të Qarkut të Veliajt, firmos duke shkruar ‘no koment’.

 

Për djegësin e Tiranës apo djegësin Veliaj, janë përgjegjës para ligjit Edi Rama, Engjëll Agaçi, Koka, Gjiknuri, Bllako. Por sipas ligjit dhe Kushtetutës, hajduti i parë dhe përgjegjësi i parë është Erion Veliaj, pasi kryetarit të bashkisë së Tiranës, asnjë firmë nuk mund t’i impononte heqjen dorë nga praktika e seleksionim-depozitimit të plehrave dhe zëvendësimit me djegësin me koncesion.

 

Erion Veliaj është përgjegjës kryesor për djegësin e Tiranës pasi ka vendosur në kundërshtim me ligjin, vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur kurrë dhe për to nuk firmos kurrë kryetari i bashkisë, por kryetarët e këtyre këshillave”, tha Berisha.

 

Më tej, ish kryeministri shtoi se Veliaj kontraktoi studion ku punonte bashkëshortja e tij për djegësin e Tiranës.  Drejtësia vonon, por nuk do e harrojë atë, deklaroi Berisha.

 

“Është klani mafioz i plehrave i Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt dhe jo Klodo-Mërtiri-Gugallja, që kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë Integrated Energy që nuk ekzistonte.

 

Klani Rama-Veliaj-Agaçi firmosën për dhënien e kësaj kompanie, ndonëse e dinin se nuk ekzistonte, sepse për këtë ata ishin njoftuar me ligj nga ministrja Felaj, e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania nuk ekziston.

 

Kompania u formua vetëm një ditë përpara se të shpallej fituese e koncesionit, për të cilën kishte marrë bonusin prej 8 pikësh kur nuk ekzistonte.

 

Rama-Veliaj-Agaçi e ndoqën këtë praktikë mafioze për të shprehur shpalljen e tenderit, sepse ata sipas ligjit ishin të detyruar të shpallnin garën e koncesionit në tre gazeta ndërkombëtare për shkak të shumës prej 128 milionë eurosh.

 

Ky klan mafioz, në kundërshtim me kontratën, detyron qytetarët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit, tarifën prej 29 eurosh për ton/mbetje, e cila është tarifa e djegies, në vend të 11 ton, e cila është tarifa për depozitim.

 

Nuk janë Zoto dhe Mërtiri që kanë angazhuar Florian Pustinën si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, por është miku i tij me kokë, Lal Djegësi që ka kontraktuar studion e Pustinës, në të cilën ishte punuar edhe zonja Veliaj, por edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka.

 

Kjo e fundit, në një mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, do paraqiste në parlament me urgjencë, amendamentin personal për shtesën për djegësin e Lal Djegësit.

 

Klani i plehrave në përputhje me nenin e koncesioneve, nuk anulojnë koncesionin për të cilin janë paguar deri tani 110 milionë euro dhe nuk është ndërtuar asnjë prej objektet në kontratë.

 

Erion Veliaj që fërkon duart me mandatin e drejtë të arrestit të Arben Ahmetajt, është shumëfishi i tij. Ai përhap kudo lajmin se e kam mbyllur aferën me SKAP-in e partisë. Kujtoni pak epitetet që ai i vinte ai, këtij institucionit në grindjen me kreun e FSHF.

 

Por pavarësisht kësaj, Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Drejtësia mund të vonojë, por nuk do e harrojë kurrë atë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re