
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve A. D., 36 dhe E. Gj., 29 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë portofolin e shtetasit I. G.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 58 vjeç, sepse në banesë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkeshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., 44 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, sepse në një autobuz ka tentuar të vjedhi çantën me sendet personale të shtetases K. K.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb