Skip to content

Vjedhje dhe konflikte, arrestohen 2 të rinj në Durrës për vepra të ndryshme penale

Ditën e sotme janë arrestuar nga Policia e Durrësit në flagrancë dy shtetas, njëri i dyshuar për vjedhjen e një marketi në lagjen nr. 8, Durrës dhe shtetasi tjetër pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur dhe si pasojë u përplas me një automjet tjetër.

Shtetasi A.B., 22 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka vjedhur në një market në lagjen nr. 8, Durrës në datën 12.04.2021 ndërsa shtetasi tjetër S.D., 30 vjeç po drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Opel” i cili u përplas me një mjet të tipit “Benz”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndaluan dhe shtetasin O.D., 21 vjeç, banues në Krujë i cili do të procedohet penalisht pas konfliktit fizik me drejtuesin e mjetit “Opel”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb