Një vjedhje e bujshme ka ndodhur së fundi në Suedi. Dy persona arritën që të rrëmbejnë dy kurora mbretërore, një të Mbretit Charles IX dhe tjetrëntë  Mbretëreshës Catherine, të cilat datonin që nga shekulli i 17-të.

Ngjarja ndodhi në në juglindje të Suedisë, ku pas grabitjes autorët ia “mbathën” me një skaf.

Një polic tha se ishte kolegu i tij që kishte parë dy njerëz duke vrapuar drejt një motoskafi, por që më vone u morr vesh se ata kishin rrëmbyer sendet e vyera. Ato u morrën nga një katedrale e shekullit të 13-të, pasi rruheshin si pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Policia suedeze është vënë në kërkim të dyshes hajdute për të bërë të mundur kapjen e tyre dhe kthimin e tyre sa më shpejt brenda kafazit të xhamtë ku ndodheshin.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re