DURRËS- Policia e Durrësit ka ndaluar një 25-vjeccar të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur kapjen e 25-vjeccarit Robert Kariçi, banues në Xhafzotaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

R.Kariçi është person me precedentë penalë të mëparshëm po në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike. Për veprime të mëtejshme procedurale iu dorëzua Efektiveve të Komisariatit të Policisë Sarandë.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re