Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmët”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz.

Vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët”, për një rast vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i këtij rasti, si dhe kapja dhe ndalimi i një prej autorëve të tij, konkretisht shtetasit Zh. (Sh.) D., 46 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re