Deklaratat e pastrueses Rozeta Dobi kanë fundosur ish-zyrtaren e lartë të Ministrisë së Ekonomisë, Alda Klosi e arrestuar mbrëmjen vonë të premten nga policia e Tiranës.

 

Pastruesja e shtëpisë së Klosit, e arrestuar pak kohë më parë me djalin e saj nën akuzen e grabitjes se mbi 120 mijë eurove në banesën e ish-drejtoreshes së koncesioneve në Ministri, ka vendosur të flaës, duke rënduar ndjeshëm kështu pozitatat e 41-vjecares Alda Klosi.

 

Sipas pastrueses Rozeta Dobi prej vitit 2021 në shtëpinë e Alda Klosit vinin me çante shuma të konsiderueshme parash

 

Leket vinin qe nga 2021. Nuk kam dijeni kush I sillte por vinin ne cante

 

Ajo shtoi se prej dhjetorit të 2022 Alda Klosi i kishte kërkuar t ruante parate pasi kishte konflikte me burrin.

 

Ne dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi ti ruaja paratë.Ate dite qe i mora Alda nuk ishte ne shtepi. Me tha merri ne kasafortë.

 

Pastruesja Rozeta Dobi rrëfeu se ngjarjen e grabitjes se parave e ka inskenuar pasi Alda Klosi donte të fajesonte për këtë gjë burrin e saj.

 

Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte te ngarkonte me pergjegjesi burrin, por unë atë ditë nuk kam marre lekë.

 

Alda Klosi tashmë akuzohet për tre vepra penale, fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policë gjyqësore.

 

Me heret ne deklaratat e para ne polici, Alda Klosi kishte deklaruar se 120 mije eurot e vjedhura ne shtepine e saj nga pastruesja ishin kursime te xhaxhait te saj, qe ai do ti perdorte per te kuruar semundjen e rende qe kishte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re