Sudha Murty, vjehrra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se atë e ka bërë kryeministër vajza e saj.

Sipas lajmit të Hindustantimes, Sudha Murty, nëna e Akshata Murty, theksoi se vajza e saj ka ndikuar në shumë dimensione në jetën e bashkëshortit të saj, Rishi Sunak.

Duke pohuar se ardhja e Sunak-ut në pushtet është bërë falë vajzës së saj, Murty tha se, “Unë burrin tim e bëra biznesmen. Ndërsa vajza ime e bëri burrin e saj Kryeministër të Britanisë së Madhe. Kjo është për shkak të lavdisë së grave. Mund të shihni se si një grua e ndryshon burrin e saj”.

Ajo gjithashtu theksoi se vajza e saj ndikoi edhe në dietën e të shoqit, duke shtuar se Sunak çdo të enjte agjëron.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re