Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë. Vjehrri 80 vjeç dhe nusja e djalit të tij 50 vjeç janë gjetur të vrarë pranë njëri-tjetrit në banesën e tyre në Spresiano (Treviso).

Gruaja u gjet e shtrirë në kopsht, ndërsa i moshuari kishte edhe me një armë gjahu pranë tij. Për hetuesit është një rast vrasje-vetëvrasje. Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të ashpër.

Alarmi u dha nga një kalimtar dhe një fqinj, të cilët telefonuan në 112 kur dëgjuan britmat dhe të shtënat. Viktimat janë Lino Baseotto, 80 vjeç, dhe nusja e tij Bruna Mariotto (50).

Policia po merr në pyetje të afërmit dhe të njohurit, por dinamika duket se është konfirmuar: gruaja u qëllua për vdekje në kopsht ndërsa ishte duke varur rrobat, pastaj i moshuari hyri në kasolle, dhe ka qëlluar veten në kokë. Shkaku është gjithashtu mjaft i qartë për hetuesit, mosmarrëveshjet e vjetra midis të dyve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re