Reshje dëbore, temperatura të ulëta dhe erë e fortë, pritet të shoqërojnë ditët e fundit të vitit 2019.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e nesër, por edhe ditët në vazhdim, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata me origjinë veriore.

Dita e nesërme parashikohet të jetë e ftohtë, me temperatura që pritet të zbresin nën 0ºC.

Ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të zbresin duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta dhe mesditat të ftohta me temperatura të cilat në vlerat minimale pritet të arrijnë deri në -8ºC në zonat malore

Parashikimi sipas SHMU:

Si sot ashtu edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriore.

Për shkak të origjinës së tyre veriore, dita e nesërme pritet të jetë e ftohtë me temperaturat e mëngjesit të cilat pritet të zbresin nën 0ºC. Në këtë mënyrë në relievet malore temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në -5ºC, në ato të ulta -3ºC ndërsa në ato bregdetare 0ºC. Edhe temperaturat e mesditës pritet të jenë të ftohta me vlera deri në 4ºC në relievet malore ndërsa në zonat e ulta dhe ato bregdetare nuk do të kalojnë vlerat prej 11ºC.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat mesatare në relievet malore në lindje të vendit. Tek temperaturat e ulta ndikim do të ketë gjithashtu edhe era e cila do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 5-8m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës arrin shpejtësinë 15-25m/s.

Për tu theksuar është se ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të zbresin duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta dhe mesditat të ftohta me temperatura të cilat në vlerat minimale pritet të arrijnë deri në -8ºC në zonat malore ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat prej 8-10ºC!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re