Skip to content

Vjen dorëheqja e parë në PD, anëtari i Kryesisë kërkon shkarkimin e Nokës dhe Bardhit


Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha.

Sipas burimeve nga selia blu, Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për Endri Shabanin ka qenë një gabim dhe, në këtë kuadër, i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen, e cila nuk është pranuar ende nga ky i fundit.

Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.

Gjekmarkaj mban dhe pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit, por nuk dihet nëse do ta mbajë sërish këtë post pas kësaj dorëheqjeje nga PD.

LEXO EDHE: “Jep dorëheqjen”/ Debate në Kryesinë e PD mes Berishës, Nokës dhe Salianjit

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.