Kjo fundjavë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re