Sipas VOA, Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek ka miratuar të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek, deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga Ministrat e atëhershëm të Jashtëm
Ditmir Bushati, dhe Nikolaos Kocias në maj të vitit 2018, por që të
hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.Autoritetet greke nuk kanë dhënë motive për vonesat, por më në fund pas
gati dy vitesh Komisioni Parlamentar grek ka hapur dritën jeshile që
projektligji të kalojë në seancë parlamentare. Njohja e ndërsjelltë e
lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë
dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që
jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar
marrëveshjes ka pohuar se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje
drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të
pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit
2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”.

Marrëveshja për lejet e drejtimit parashikon gjithashtu edhe procesin
e konvertimit të lejeve të drejtimit. Sipas marrëveshjes “qytetarët
shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të
rifillojnë procedurat e testeve teorike dhe praktike për marrjen e
lejes greke të drejtimit”.Sipas Marrëveshjes “qytetarët shqiptarë do të dorëzojnë lejen e
drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke pasur
mundësinë, të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të
barabarta me shtetasit grekë.

Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin
qëndrimin normal në territorin grek, ata mund të konvertojnë lejen
shqiptare të drejtimit në atë greke duke paraqitur kërkesën e tyre pranë
Drejtorive të Transportit në shtetin grek.

Kjo procedure, sipas marrëveshjes, bëhet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorive specifike. Autoriteti rrugor shqiptar ka pohuar se konvertimi i lejes së drejtimit vlen edhe për shtetasit grekë që vendosin qëndrim në Shqipëri

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re