Një lajm i mirë për të gjitha ata që duan të marrin patentën.Testi
teorik i patentës ka pësuar ndryshime. Drejtoria e Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se testi i ri Teorik (B) do
të jetë më i kuptueshëm, më korrekt dhe më praktik. Ndryshimet do të
nisin nga e hëna e parë e qershorit, ku testi është reduktuar nga 4864
fjali në 3665.

“Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!Korrigjuam 1848 fjali me gabime!Testi Teorik i ri:✔ Më i kuptueshëm✔ Më korrekt✔ Më praktik

Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!Shembull, hequr 1199 quiz-e si këto:

Shenjat
e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta,
gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të
shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një
dhembje e fortë….

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet
të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim
mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i
yni….

Abu zimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo”, njofton DPSHTRR.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re