Një grua 33-vjeçare ka sjellë në jetë, në mënyrë natyrale, një djalë që peshon plot 5.8 kg.

Nicolina Newcombe e ka sjellë në jetë fëmijën pa marrë epidural, ndërsa mjekët ende nuk dinë të thonë se pse foshnja lindi në këtë peshë.

Nicolina dhe bashkëshorti i saj, Jamie kanë deklaruar se ata mbtën të habitur kur panë sesa ishte i porsalinduri i tyre, Tobias.

Tobiasi i vogël erdhi në jetë në spitalin Waikato, Zelanda e Re, javën e shkuar.

I porsalinduri peshon aq sa do të peshonte një fëmijë 3-muajsh ndërsa prindërit e tij u detyruan që t’i blinin rroba të reja nga fillimi.

Mamia që asistoi në lindjen e Tobiasit, të cilin ajo e quan bebi Herkul, u shpreh nuk kishte parë kurrë në jetën e saj që një fëmijë i këtyre përmasave të lindej në mënyrë natyrale.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re