Banorët e një pallati në Astir kanë protestuar këtë të enjte për të tretën ditë radhazi kundër ndërtimit të një pallati të ri shumë afër me shtëpitë e tyre.

Sipas këtyre banorëve, shteti nuk i ndihmon por vjen dhe i bën ‘raprezalje’ . Një nga banorët thotë i indinjuar ‘ku ta kaloj nipin për në shtëpi?’

“Ne po vazhdojmë tre ditë protestën. Nuk po bëjmë asnjë marrëveshje. Ka ardh gjithë shteti dhe na bëjnë raprezalje. Ku ta çoj nipin. S’kam rrugë ta çoj në shpi. Shife ku na ka ardh pallati. Hajde mor Erion Veliaj shife situatën. Ta dhamë votën zotëri i dashur, ku je sot?”, tha ai.

Një tjetër banore thotë se për të blerë shtëpinë në këtë pallat, djali i saj ka punuar 20 vite në Itali,  duke shtuar se kur e ka blerë shtëpinë pronari e ka siguruar se përpara do të ketë lulishte.

“Ka 20 vite djali që punon në Itali dhe më ka marrë këtë shtëpi. Mu zu jeta, mu zu dielli, mu zu drita. Jam e humbur. Prandaj ju lutem shumë dua të bllokohet kjo. Kur e kam blerë shtëpinë, më ka thënë pronari zonjë kjo këtu do bëhet lulishte. Unë prandaj e bleva. Mua më zihet dielli“, u shpreh banorja.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re