Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Lulzim Basha kërkoi në Kuvend një përgjigje në lidhje me kërkesën e tij të depozituar në Parlament ku i cakton Flutura Açkës detyrën e kreut të Grupit.

Ai u shpreh se kreu i PD-së ngre çështjen e grupit parlamentar në Kuvend sa herë ka nevojë mazhoranca dhe kur kjo e fundit gjendet në vështirësi.

Ndërsa sa i përket akuzave të Bashës për “aleanca për kullat”, Bardhi theksoi se “në 2021 demokratët luftonin për ta bërë Bashën kryeministër, ndërkohë që ai një muaj pasi humbur zgjedhjet i futi një porosi për kullën më të shtrenjtë të Tiranës.”

Gazment Bardhi: Më lejoni të sqaroj që situata e provokuar nga z.Basha janë të përsëritura sa herë mazhoranca është në vështirësi.

Ju e mbani mend kur McGonigal pranoi pafajësinë, i kurdisur si lodrat e komunizmit nga Veliaj dhe Edi Rama, z. Basha erdhi në Kuvend ngriti çështjen e grupit parlamentar të PD.

Edhe sot, kur Rama do duhet të mbajë përgjegjës për deklaratat skandaloze për Kosovën, i kurdisur nga Balla vjen në kuvend dhe ngre një shqetësim që tashmë është i tejkaluar.

Kryetarja e Kuvendit e ka opinionin e drejtorisë juridike, z.Basha e di shumë mirë se cili është ky opinion, por ka interes që sa herë mazhorancës i duhet për të zhvendosur vëmendjen të vijë në kuvend de të ngrejë në mënyrë të përsëritur në të njëjtën çështje.

Në 2021 demokratët luftonin për të bërë Bashën kryeministër, ndërkohë që ai një muaj pasi humbur zgjedhjet i fut një porosi për kullën më të shtrenjtë të Tiranës, dhe ju e dini kush është. Është kulla në hyrje të liqenit.

Dhe pasi rikthehet, vetëshpallet në krye të Partisë Demokratike, në vend që të merret me opozitë ka dy-tre muaj që më shumë kohë kalon në zyrën e arkitekturës për mobilimin e apartamenteve dhe njësive tregtare se sa me të bërit opozitë.

Dhe sa i takon kullës 6 herë 4 kate nuk kam shkuar unë në garazhdet e apartamentit të pronarit kullës për t’i kërkuar ndjesë. Ka shkuar z.Basha.

Dhe kur të dalë këtu, të mos shtiret, fillimisht thotë shpifje e pastaj thotë transaksionet janë transparente, sepse nuk janë dhe nëse unë kam shpifur e sfidoj të më çojë në gjykatë, por duhet të përballet me faktet.

Unë kam aleancë vetëm me qytetarët. Nuk kam betejë me z.Basha, por nëse vjen dhe lëshon fjali pa lidhje duke më akuzuar mua si pjesë të aleancës do duhet të marrë përgjigjen e merituar dhe të përballet me të vërtetat e veta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re