Akset nacionale çdo ditë po përgjaken. I tillë është dhe aksi Elbasan- Librazhd- Prrenjas. Që në kilometrin e tij të parë atë Elbasan- Metalurgji janë regjistruar disa aksidente automobilistike. Ndonjëherë për faj të rrugës, këmbësorit apo drejtuesit te mjetit , aksidentet nuk kane munguar. Vetëm një javë më parë një grua u aksidentua për vdekje pasi u godit nga një mjet me shpejtësi, raporton gazetarja e Fax News Entela Duka.

Viktimë kanë mbetur këmbësorë, drejtues mjetesh dhe pasagjerë. Shumë akse në zonë konsiderohen si “njolla të zeza “, ndërsa pak ose aspak masa janë marrë për ti zhdukur ato nga harta e zonave të aksidenteve rrugore. Në një pjesë të këtij aksi janë vendosur lapidar ne pjesë të tjera pas vyshkjes së luleve pranë njollave të gjakut çdo gjë është harruar. Të frikësuar shprehen per jetët e humbura dhe rrezikun që u kanoset çdo ditë banorët e zonës së Bradasheshit në Elbasan. Ata kërkojnë ndërhyrje në rrugë, sinjalistikë dhe ndricim.

“Është shumë e rrezikshme, me shumë problem. Para ca ditësh u bë një aksident. Kemi shumë frikë kur kalojmë, sidomos për fëmijët. Të zbatohen rregullat për këmbësorët dhe drejtuesit”, thotë një banore e zonës.

“Kjo rrugë ska as trotuar, as ndriçim dhe mjetet ecin shumë shpejt. Jam dëshmitar aksidentesh në këtë vend. Del tjetri me 80-100 km në orë dhe të shtyp. Fëmijët i shoqërojmë vetë, me këtë qeveri nuk bëhet asgjë. Duhet të bëhet me patjetër rruga tjetër që të lehtësohet qarkullimi. Këtu vijnë nga Maqedonia, Bullgaria, të gjithë këtu përplasen”, thonë banorë të tjerë të zonës.

Inxhinjeri rrugor Qani Xhafa bën analizën e tij për numrin e lartë të aksidenteve në rrugët nacionale. Sipas tij përgjegjësia anon në anën e shtetit i cili nuk ka bërë sa duhet në këtë drejtim

Eksperti rrugor analizon edhe aksidentin e rëndë të pak ditëve më parë në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”. Sipas tij kjo tragjedi me tre jetë të humbura mund të ishte evituar.

“Kemi 3 faktorë të rëndësishëm në shkaktimin apo evitimin e aksidenteve në rrrugë: drejtuesi i mjetit, faktori rrugë dhe faktori mjet dhe nëse vetëm njëri çedon atëherë themi që s’jemi të sigurt. Drejtuesi i mjetit më parë duhet të hipi në mjet dhe të jetë komod, të vendosë rripin dhe të rregullojë pasqyrën dhe të mos jetë i lodhur, i sëmurë dhe nën ndikimin e alkoolit apo drogave. Ky mund ta bënte udhëtimin e tij të sigurt. Nëse nuk je në këtë gjendje, mos hip në timon. Faktori rrugë lë për të dëshiruar, rrugët urbanet janë të mira, ndërsa rrugët interurbane lënë të për të dëshiruar, nuk kanë sinjalistikë dhe shumë elementë të tjerë që rrisin sigurinë. Ky aks, Elbasan-Metalurgjik është njollë e zezë dhe ndodhin aksidente dhe për faj të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Si njollë të zezë mund të përmendin aksin Elbasan-Librazhd, Ura e Trenitnë, sidomos ajo në Xibrakë pasi është kënd pothuajse 90 gradë dhe sapo fillon të bjerë shi bëhet problem. Gjitahshtu dhe kthesa e Murrashit është gangrenë për drejtuesit ku përmendim rastin e fundit dhe po të kishte barrierë aksidenti nuk do të përfundonte me pasoja tragjike.
Po të shohim rrugën që të lidh me rrotullimin e Bradasheshit do të shihni që bnuk ka aksidente pasi përdoret pak dhe është e prishur. Mendoj se bypass-i i Elbasanit do të ishte zgjidhja më e mirë afatgjatë për Elbasanin, aty ku mbaron autostrada Tiranë-Elbasan të vijonte në drejtim të Librazhdit. “, u shpreh inxhinieri Qani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re