Pas një urimi paksa të ftohtë të Brukselit në adresë të presidentit turk për fitoren në zgjedhjet e së dielës, drejt Ankarasë është përcjellë urimi i asaj që më së shumti nuk duhet ta ketë pritur mirë fitoren e Erdoganit, Angela Merkel.

“Zoti President, unë sinqerisht ju përgëzoj për rizgjedhjen”, ka thënë kancelarja gjermane në mesazhin e saj të urimit.

Ajo ka theksuar se Gjermania dhe Turqia janë të lidhura me një miqësi afatgjatë.

Merkel është shprehur se vendi i saj do të jetë një partnere për një Turqi të qëndrueshme dhe pluraliste që respekton pjesëmarrjen demokratike dhe sundimin e ligjit.

“Unë dua që ju të them se do të jem e lumtur që do të bashkëpunoj me ju për të zhvilluar dhe thelluar më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Ju uroj shumë sukses në punën tuaj në të ardhmen”, kanë qenë fjalët e zonjës Merkel.

Ky urim vjen ndërsa Berlini e Ankaraja, ose më saktë Merkel dhe Erdogan, nuk kanë dhe aq miësor vitet e fundit me njëri-tjetrin. Gjermania konsiderohet si investuesja e fshehur e disa projekteve për rrëzimin e Erdoganit nga pushteti, duke nisur që me protestat në Gezi Park, ku një ndër arsyet ka qenë dhe ndërtimi i aeroportit të tretë i Stambollit, i cili nxjerr jashtë tregut të trafikut ajror ndërkombëtar atë të Frankfurtit. Madje dhe një lloj ftohjeje e Berlinit ndaj kryeministrit Rama llogaritet të ketë si arsye aleancën e këtij të fundit me liderim turk.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re