Skip to content

Vjen urimi i parë nga krerët e degëve për Lulzim Bashën: I uroj fitoren Z. Basha, sa më shpejt ta shoh Kryeministër

Xhevdet Amuli kryetar PD, dega shkoder, ka njoftuar rezultatin e votimeve për Shkodrën, duke i uruar fitore Lulzim Bashës dhe duke shprehur dëshirën për ta parë sa më shpejt Kryeministër.

“Sapo kanë përfunduar numërimet, Rezultatet përfundimtare janë këto: Lulzim Basha ka marrë 1045 vota. Z. Agron Shehaj 148 vota. Zonja Harxhi 20 vota dhe Z. Kadilli 14 vota. Në listën zgjedhore kanë qenë 3061 votues. Pjesmarrja 4o.7% pjesmarrje. Ky është rezultati. I uroj suksese Zotit Basha si kryetar i PD-së dhe sa më shpejt të vijë me fitore dhe ta shoh kryeministër të Shqipërisë.”

/faxweb