Skip to content

Vjen vala e të nxehtit/ Temperaturat në Shqipëri deri në 30 gradë

ea5a8140 e933 4741 b4d5 a5a34a496050

Duke filluar nga sot mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore.

 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorn përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8-10m/s. Vvalëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 8 deri 24°C , në zona e ulëta 8 deri 30°C  dhe në zona bregdetare 10 deri 28°C.

 

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore.

 

Në këtë mënyë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të rajonit si dhe vranësira kalimtare në pjesën lindore. Për shkak të masave jugore pritet edhe rritja e temperaturave në orët e mesditës.

 

Sa i përket Kontinentit Europian, ajo lindore si dhe pjesërisht europa qëndrore do të ndikohen nga moti i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në pjesën tjetër të kontinentit pritet ndikimi i kushteve të qëndrueshme atmosferike cka do të sjellë mot me diell dhe temperatura në rritje.