Lulzim Basha i është përgjigjur Gazment Bardhit, i cili  në një reagim tha se “po jep leksione boshe, ndërkohë që e mbajti partinë 12 vjet në opozitë”.

Sipas Bashës, kjo është një gjuhë e Edi Ramës, i cili kërkon konflikt brenda Partisë Demokratike apo opozitës.

Basha kishte një thirrje për ata politikanë të rinj në moshë dhe karrierë, që të heqin dorë nga kjo gjuhë e vjetër.

“Është ilustrim i asaj që thashë që nuk do bëhemi pjesë e një loje që mban konfliktin brenda PD apo opozitës. Kjo është lojë e Edi Ramës.

Qëndrime, formulime të tilla i dashuron kryeministri i suksesit global që ka gjysmën e kabinetit në burg por vetë nuk dinte gjë. Pse? Sepse nxisin konfliktin dhe përçarjen brenda opozitës

Unë do të doja që kjo gjuhë të merrte fund. Kështu që thirrja ime është ndaj çdo kujt, veçanti politikaneve të rinj në moshë dhe akoma më të rinj në karrierë të heqin dorë nga kjo gjuhë e vjetër. Nuk e meritojnë demokratët dhe shqiptarët, energjia jonë duhet të krijohet tek krijimi i një alternative të besueshme opozitare dhe tek përballja efektive me qeverinë e Edi Ramës që nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, tha Basha në konferencë me gazetarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re