Qeveria austriake ka urdhëruar mbylljen e një xhamie e një qendre islame, ku thuhej se shkonte Kujtim Fejzullahu, protagonist i mbrëmjes të së hënës në Vjenë, ku si pasojë e një sulmi me natyrë terroriste u vranë tre persona e disa të tjerë u plagosën nga të shtënat.

“Xhamia dhe qendra kanë kontribuar në radikalizimin e sulmuesve,” tha njoftoi ministrja e Integrimit Susanne Raab në një konferencë shtypi. Organizata kryesore që përfaqëson myslimanët në Austri dhe drejton 360 xhami (IGGO) tha se kishte filluar mbylljen e një xhamie që “shkelte doktrinën e saj.

“Liria është një e mirë e çmuar në vendin tonë, të cilën ne gjithashtu duhet ta mbrojmë nga ata që janë në radhët tona,” tha presidenti i organizatës, Umit Vural.

Një ditë pas atentatit që vrau katër vetë në qendër të kryeqytetit, Kancelari konservator Sebastian Kurz shprehu “vendosmëri në luftën kundër Islamit politik, një ideologji që sipas tij paraqet rrezik për modelin evropian të jetës”.

Programet e deradikalizimit

Sulmuesi po vuante një dënim me burg për përpjekjen për t’u bashkuar me luftëtarët e ISIL në Siri, por u la i lirë në fillim të dhjetorit me kusht që ai të bashkëpunonte me policinë dhe organizatën jofitimprurëse Derad, e cila drejton programe deradikalizimi.

Kancelari austriak Kurz kritikoi lirimin e hershëm të Fejzullahut si një gabim, por ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha se Fejzullahu mashtroi Derad-in duke pretenduar se ai nuk ishte më radikal.

Zyrtarët e Deradit e mohuan këtë, duke thënë se në asnjë moment nuk arritën në përfundimin “se ai ishte deradikalizuar”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re