Fotot dhe videot e inaugurimit të fundit të një shatërvani në Vjenë, krijuar me rastin e 150-vjetorit të ndërtimit të tubacionit të parë të madh të ujësjellësit të qytetit, kanë shkaktuar bujë në rrjetet sociale.

Sipas faqes së internetit Heute, shatërvani ËirËasser përbëhet nga 33 figura, ka një diametër prej 7.5 metrash dhe i ka kushtuar bashkisë së Vjenës 1.8 milionë euro. Vlen të theksohet se kjo shumë është më e ulët se buxheti prej 2.1 milionë  që ishte miratuar fillimisht për këtë projekt.

Në hapjen e shatërvanit, e cila u bë rreth një javë më parë, morën pjesë presidenti austriak Alexander Van der Bellen dhe kryetari i bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig. Në fjalën e tij Van der Bellen përmendi rëndësinë e modernizimit të sistemit të furnizimit me ujë të qytetit 150 vjet më parë, i cili përmirësoi cilësinë e jetës për banorët dhe kufizoi përhapjen e sëmundjeve të tilla si kolera.

Shatërvan-skulptura, e cila është krijim i anëtarëve të kolektivit artistik “Xhelatina”, shkaktoi reagime edhe para ndërtimit të saj, pasi një pjesë e qytetarëve të Vjenës e konsideronin atë një projekt luksoz dhe se komuna kishte nevoja më të rëndësishme për të cilat mund të ndanin këto para. Pas inaugurimit, megjithatë, zjarri i kritikëve të projektit është fokusuar kryesisht tek pamja e shatërvanit.

Komentuesit në rrjetet sociale e cilësojnë si të neveritshme, qesharake, ndërkohë që nuk mungojnë krahasimet me shatërvanët e tjerë të mrekullueshëm barokë dhe mesjetarë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re