Mijëra demonstrues algjerian kanë mbushur rrugët në tubime masive antiqeveritare që përkojnë me përvjetorin e luftës që siguroi pavarësinë nga Franca.

Disa mijëra protestues janë mbledhur në ndërtesën Grande Poste në qendër të qytetit të Algjerit deri në orët e pasdites.

“Algjeria do të kontrolloj shtetësinë e saj” shkruhej në pankartat që mbanin protestuesit. Mediat sociale në vend janë mbushur me thirrje për të “pushtuar” rrugët në prag të 65 vjetorit të fillimit të luftës së pavarësisë si dhe për të kërkuar një “revolucion të ri”.

Demonstrata disa javore janë zhvilluar në pjesë të tjera të vendit që nga 22 shkurti, duke detyruar presidentin Abdelaziz Bouteflika të japë dorëheqjen në fillim të prillit.

Por demonstratat nuk janë zvogëluar. Përkundrazi, ato kthejnë vëmendjen te nevoja për ndryshime rrënjësore, duke nisur nga riformimi i kabinetit qeveritar, deri ta masat drastike që do të përmirësonin ekonominë dhe mirëqenien sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re