300 bluza të bardha do ti shtohen strukturave shëndetësore për t’iu përgjigjur cdo nevoje që mund të ketë në spitalet Covid që janë aktualisht funksionalë por edhe atyre që do të hapen.

Ministrja Manastirliu gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës tha se po bëhen përgatitje për vjeshtë-dimrin, që pritet të jetë një sezon i vështirë.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Vendimi i qeverisë ka alokuar 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen, por edhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID19. 300 punonjës do të jenë mjekë, teknikë apo infermierë, që do t’i përgjigjen nevojave të spitaleve COVID apo nevojave të tjera që ka sistemi shëndetësor. Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet, në mënyrë që në terren të kemi më shumë epidemiologë, më shumë punonjës, të cilët të mundet të kenë prioritet jo vetëm testimin, por edhe gjurmimin, hetimin për kufizimin e infeksionit“.

Ndërsa epidemiologët e terrenit ngrenë shqetësimin se po rritet numri i të rinjve të infektuar.

Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore”, u shprehën epidemiologët. Ajo çfarë konstatohet nga puna juaj është që të rinjtë, apo personat që janë frekuentues të festave dhe të ceremonive të cilat me udhëzime tona janë të ndaluara e që në fakt janë kryer në komunitet, por gjithashtu edhe frekuentuesit e klubeve, bareve, janë bërë shkak për transmetimin e infeksionit. Një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të ndërgjegjësohen më shumë sa i përket këtij virusi të rrezikshëm pasi ata po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ja transmetojnë prindërve të tyre, gjyshërve të tyre.”

Epidemiologët janë hallka kryesore e gjurmimit epidemiologjik dhe hetimit të rasteve të kontaktit që së bashku me mjekun e familjes bëjnë të mundur identifikimin e vatrave të reja të Sars-Covid 2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re