Home SHQIPERIA “Vjeshtë 2017” zbret edhe në Fier, 2 në pranga

“Vjeshtë 2017” zbret edhe në Fier, 2 në pranga

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Operacioni “Vjeshte 2017” zbret ne Fier. Pas Elbasanit dhe Vlorës, qyteti i Fierit ka përjetuar kontrolle te shumta te policisë 24 orët e fundit. Qëllimi ka qene bllokimi i automjeteve motorike të trafikuara.
 
Komisariati i Policisë se Fierit ka ngritur pika të shumta kontrolli, duke bërë verifikime të makinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga burime të paligjshme te ardhurash.
 
Gjatë kontrolleve të ushtruara u shoqëruan 16 makina luksoze nga të cilat 1 është e blinduar. Automjetet dyshohen se mund të jenë të trafikuara. Gjatë operacionit jane arrestuar në flagrancë 2 shtetas pasi ata kundërshtuan policinë, teksa agjentët i kishin ndaluar për shkeljet e konstatuara.
 
Gjatë javës, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe trupat RENEA ishin në Elbasan e Vlorë, ku ndaluan dhjetëra persona me shkelje, si dhe të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
 
Aksioni i policisë erdhi pak ditë pasi në Elbasan një person me një makinë të blinduar goditi qëllimisht automjetin e nëndrejtorit të policisë, i cili ndodhej në një aksion bashkë me vartësit e tij.
 
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë