Subscribe

Dy persona u arrestuan nga Policia e Fierit këtë të shtunë për krime mjedisore.

 

Dylber Troka, 62 vjeç dhe Sokol Muçaj, 47 vjeç u kapën në flagrancë duke dëmtuar lumin Vjosë, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë.  Ata po gërryenin në shtratin e lumit me një minieskavator dhe po merrnin inerte në momentin kur ndërhyri policia për të finalizuar operacioni e koduar “Vjosa e pastër 3”.

 

Inertet që grumbullonin Dylber Troka dhe Sokol Muçaj i ngarkonin në kamion dhe zetor me rimorkio, për të bërë më pas transportimin e tyre. Mjetet gërryese dhe transportuese u sekuestruan nga policia si prova materiale.

 

Ky nuk është rasti i parë që në mënyrë të paligjshme merren inerte nga shtrati i lumit Vjosë, duke e dëmtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re