Për herë të dytë, një grua do të kryejë detyrën e Presidentit të Kosovës. Pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, Vjosa Osmani do të udhëheqë shtetin, deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Sic e parasheh Kushtetuta e Kosovës, nëse Presidenti largohet nga zyra e tij brenda mandatit, atëherë kompetencat e tij i kalojnë kryeparlamentares. Më parë, ka qenë një tjetër zonjë, Ahtigete Jahjaga, që e ka mbajtur këtë post.
Kushtetuta e Kosovës e saktëson se si zgjidhet presidenti i shtetit. Sipas nenit 86, presidenti zgjidhet në Kuvend të Kosovës, me votim të fshehtë.
Presidenti Thaçi dha dorëheqje pak çaste më parë, pasi u konfirmua zyrtarisht aktakuza ndaj tij nga Gjykata Speciale e Hagës
/TPZ.al/
