Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i ka dërguar një letër kryesisë së LDK-së pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për shkarkimin nga posti i nënkryetares dhe anëtares së kryesisë. Osmani kërkon që ti dërgojnë dokumentacionin e plotë dhe rezultatin e shkarkimit, së bashku me listën e anëtarëve të KP.

Më parë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kishte thënë se garanton për vërtetësinë e procesit të votimit.

Kujtojmë se  disa nga deputetët që votuan kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri, ndërsa akoma nuk është publikuar rezultati i plotë i votave nga vetë LDK-ja.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re