Skip to content

Vjosa Osmani reagon për zgjedhjet në Shqipëri, uron PS për fitoren dhe “harron” Edi Ramën

rama dhe osmani

rama dhe osmaniPresidentja Vjosa Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, ajo nuk e përmend kryeministrin Edi Rama, i cili kohë më parë gjatë vizitës së saj në Tiranë nuk qëndroi në Parlament për të ndjekur fjalimin e rastit si Presidente e Kosovës.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore.

Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.