Presidentja e kosovës, Vjosa Osmani nga Nju Jorku, ku ndodhet për asamblenë e Përgjithsshme të OKB, ka thënë se masat që janë vendosur ndaj Kosovës nuk i japin zgjidhje stuatës por janë më shumë në dëm të qytetarëve.

 

Siç bën me dije zyra e presidentes, këto diskutme u zhvilluan në takimin që kryedpomati europian Josep Borell mbajti me liderët e rajonit.

 

PRESIDENCA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

“Presidentja Osmani ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës përveç që nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut, ato, nëpërmjet pezullimit të projekteve të BE-së, më së shumti prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve.”

 

Po ashtu Osmani, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin për ta bërë Kosovën me status të vendit kandidat për anëtarësim në Union.

 

“Presidentja Osmani shtroi nevojën e përshpejtimit të procesit dhe marrjen e vendimeve të nevojshme nga ana BE-së për integrimin e Kosovës, duke i dhënë statusin e vendit kandidat, si dhe anëtarësimin e shteteve të rajonit bazuar në përmbushjen e kritereve.”

 

Kosova ka aplikuar për statusin kandidat në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa kusht eshte vendosur shtensionimi i situatës në veri të kosovës dhe avancimi i procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re