Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj turk, Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Përmes një reagimi në Twitter, Osmani shprehet se mezi pret të punojnë bashkë për të mirën e të dy vendeve.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëheqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani.

Sipas rezultateve të publikuara nga mediat në Turqi, Erdogan arriti fitoren ndaj kundërshtarit të opozitës, me rreth 51.4 % të votave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re