Avokati Dorian Matlija ka qenë i ftuar në emisionin “Të Pathënat”, moderuar nga Arbo Fortuzi në Fax News ku ka folur lidhur me nismën e ndërmarrë për mbrojtjen e lumit të Vjosës dhe dhënien e statudit të Parkut Kombëtar.

Matlija tha se kauza për mbrojtjen e Vjosës po ndiqej nga një grup ekspertësh të cilët do të mbikëqyrnin çdo veprim të qeverisë që edhe aksidentalisht mund të dëmtonte këtë park natyror. Ai tha ndër të tjera se falë rezistencës të organizatës “Eco Albania” ishte arritur anullimi i dy projekteve koncesionare për t’u ndërtuar në këtë park konbëtar.

“Është e rëndësishme që të mbrohet i gjithë masivi i Vjosës. Aktivitetet e bëra së fundmi ndalohen në një pakt kombëtar. Por nuk mbaron këtu, duhet të vazhdojë edhe monitorimi i zbatimit për mbrojtjen e Vjosës.

Park kombëtar është niveli më i mirë i mbrojtjes që të mos lejojë njeriun të ndërhyjë tek natyra.
Duhet të kuptojmë se ai është i gjithi një pellg i madh natyror ku gjallesat qarkullojnë në të gjitha degëzimet. Nëse do të bëhej një investim në njërin prej degëzimeve do të prekte gjithë ekosistemin. Jemi në një moment konkret të rëndësishëm për të vënë fre. Mbrojtja e Vjosës është një nga kauzat më të gjata në Shqipëri. Ekipi Eco Albania me të cilin po bashkëpunoj dhe unë ka brenda ekspertë të të gjitha fushave. Përtej gjykatës ka pasur edhe përpjekje të tjera administrative për të ndikuar që të mos jepen leje që do të preknin mjedisin në mënyrë të pakthyeshme.

Një rast konkret është lumi i Valbonës, ku është ndërtuar hidrocentrali. Në rastin e Vjosës kjo nuk ka ndodhur sepse ka qenë një punë e gjatë e avokatëve. Ne jemi në gjithë kohën në alert për t’u kujdesur për çdo hap fals që mund të hidhet qoftë edhe aksidentalisht nga qeveria”– u shpreh avokati ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re