Është mbajtur këtë të mërkurë seanca në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimin e ndërtimeve me VKM pas padisë së 28 deputetëve demokratë, ku e radhës është caktuar në datën 2 maj, ora 10:00.

gjykata-kushtetuese-1-768x512-1-675x450

Kujtojmë se seanca e sotme u shty për faktin se shumica e anëtarëve të Kushtueses, i kërkuan deputetëve të PD-së, që të paraqesin një autorizim se pranojnë të përfaqësohen nga avokati Marash Logu, gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre.

Sakaq deputeti, Gazmend Bardh është shprehur se seanca në Gjykatën Kushtetuese për ndërtimet pa leje po zvarritet qëllimisht.

Bardhi tha se Gjykata merr vendime dhe është e presionuar nga kryeministri Edi Rama, pasi e njëjta trupë gjykuese ka nxjerrë standard të ri gjykimi për të zvarritur procesin.

“Shkaku që herën e parë u shty ishte absurd për të zvarritur procesin. Sot konstatuam që e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi duke zvarritur dhe më tej procesin. Jemi përfaqësuar me të njëjtin autorizim, ka një shantazh të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit, gjykata po bëhet vegël. Është anti-kushtuese, gjykata e shtyn me ditë të tjera me një vendim absurd. Sot gjeti një shkak tjetër për ta shtyrë, çështja duhet të ishte zhvilluar më herët. Është shtyrë qëllimisht, që ndërtuesit të rregullojnë lejet për katet pa leje. Përpara një jave kanë dhënë të njëjtën praktikë, është e njëjta trupë, nëse do ndryshonte do e kuptoja”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re