Gjykata Kushtetuese po zhvillon seancën e radhës për padinë e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje.

 

Gjykata ka njohur si përfaqësues ligjor të PD, Marash Logun, i cili këtë herë ka siguruar firmat e 28 deputetëve për të autorizuar atë si përfaqësuesin e tyre.

 

Më herët, Gjykata Kushtetuese shtyu seancën me argumentin se Marash Logu nuk kishte firmat e nevojshme.

 

Nga ana tjetër, PD ka akuzuar gjykatën se po zvarrit çështjen në favor të qeverisë.

 

Këshilli i Ministrave vendosi që katet e ndërtuara pa leje të konfiskohen ose kompanitë ndërtuese do të gjobiten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re