Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me VKM-në e publikuar ku vendoset që aktori i humorit, Gaz Paja të shpallet aksioner strategjik në ndërtimin e resortit “Lumturia” në Dhërmi.

Në dokumentin e publikuar, kompania e Gaz Pajës do të përfitojë 133 mijë metër katrorë truall në kompleksin që pritet të ndërtohet.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe aktorin Gaz Paja se në këtë mënyrë po kryenin një vjedhje të hapur.

Reagimi i Plotë nga ish kryeministri Sali Berisha:

Nje vjedhje e hapur e Edvin Rames me Gaz Pajen!
Ja se si Rama dhe Paja lumturojne njeri-tjetrin me 133 mije meter katror ne Dhermi per ndertimin e Resortit “Lumturia”.
Per kete qellim Gaz Paja me nje VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuraten e perbashket me Ramen! Vjedhja e fundit ne serialin e vjedhjeve te narkoqeverise. sb
Ketu me poshte keni VKM e lumturimit te perbashket Rama-Paja.

Aktori Gaz Paja investitor strategjik, merr 133 mijë m2 tokë në Dhërmi, kompleksi ku do investohen 13.8 milionë euro

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re