Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është ndoshta i vetmi politikan që nuk mund të përgjohet.

Ndryshe nga homologët perëndimorë, Puti është i “shkollës së vjetër”; nuk është i pranishëm në asnjë rrjet social, madje nuk përdor as celular të thjeshtë.

Sipas “Time”, Putin shfaqet rrallë online dhe në ato pak raste që del e bën përmes kanaleve të komunikimit zyrtar rus, që kanë filtra të përforcuara sigurie.

Në 2015-n, Putin ka pranuar se e përdorte internetin. Sa i takon mbajtjes së aparatit celular, shefi i Kremlinit është shprehur: Nëse unë do të mbaja telefon me vete ai nuk do të pushonte asnjëherë së rëni.

Për të komunikuar, Putin përdor ende telefonin “e verdhë” që përcjell zërin përmes kanaleve shumëfish të koduara, të zbërthyeshme vetëm përmes një çelësi kriptografik.

Kallbogrami i CIA-s, i publikuar nga Wikileaks në 2017-n, konfirmon se presidenti rus është thuajse i pamundur për t’u përgjuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re