Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për detyrën e re.

 

Ky mesazh nga kreu i Kremlinit vjen pas dhjetëra urimeve që Begaj ka marrë nga disa liderë europianë dhe të rajonit.

 

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re