Romana Vlahutin ka mbyllur mandatin si ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter Vlahutin shpreh vlerësimet për vitet që shërbeu në Shqipëri. Ajo thotë se Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.
“Është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës. Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë. Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt. Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. Faleminderit!”
Vlahutin do të zëvendësohet në Shqipëri nga Luigi Soreca, i cili ka qenë drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian.


