Aksionet e Amazon u rritën me shpejtësi të Premten duke dërguar stokun e kompanisë në vlera rekord mbi 700 miliardë dollarë dhe rrezikuar eklipsimin e Microsoft.

Rritja e aksioneve ishte në 3.7% në 1,441 dollarë për aksion. Nga ana tjetër Microsoft ra me 2.2% në 92.97 dollarë për aksion me një vlerë prej 711 miliardë dollarë.

Apple kompania më me vlerë në botë kishte një vlerë prej 827 miliardë dollarë.

Vlera e Microsoft është rritur me 150% që kur drejtimin e kompanisë e mori Satya Nadella në 2014-ën.

Megjithatë Amazon është rritur me 73% vetëm në 12 muaj e fundit duke rrezikuar Microsoft-in.

Investimet e hershme të Amazon në fabrika kanë sjellë rezultatet e shumëpritura më në fund. Kostoja e ulët e dërgesave gjithashtu ka ndihmuar kompaninë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re