Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë një mesazh nga organizata më e rëndësishme e Trashëgimisë në Bashkimin Europian.

Mesazhi mban firmën e sekretares së Përgjithshme të Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic.

Duke i vlerësuar për betejën heroike, ajo thekson se “Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”.

Me tej shkruaj: Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Mesazhi:

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,
Sneška.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re