Papa Françesku festoi sot ditëlindjen e tij të 86-të, duke shpërblyer tre persona për punën e tyre bamirëse, duke përfshirë një të pastrehë që jep një pjesë të lëmoshës që merr për të pastrehët e tjerë.

Papa i nderoi këta tre qytetarë me çmimin “Nënë Tereza” në shenjë mirënjohjeje për format e tyre të ndryshme të bamirësisë.

Nënë Tereza, kjo murgeshë katolike shqiptare dhe themeluese e urdhrit Misionarët e Bamirësisë, e cila zhvilloi shumë vite aksion humanitar dhe punë misionare, veçanërisht në Indi, vdiq në vitin 1997.

Burri i pastrehë që u shpërblye u identifikua nga Vatikani vetëm me emrin e tij të parë – Gianpiero dhe me pseudonimin me të cilin ai njihet në mesin e të pastrehëve, Ne.

Dy të nderuarit e tjerë janë prifti françeskan Hana Zalouf, një sirian që punon në atdheun e tij dhe industrialisti italian Silvano Petrolo për punën e tij në ndërtimin e shkollave dhe sjelljen e ujit të pijshëm për të varfërit në vendet në zhvillim.

Françesku u dha atyre çmimin – një glob i vogël në një kornizë në formë kubi me një imazh të Nënë Terezës duke mbajtur një fëmijë – gjatë një ceremonie të mbajtur në Vatikan.

Në ceremoni Papa i puthi dorën të pastrehit dhe një nga murgeshat e urdhrit të themeluar nga Nënë Tereza i vendosi papës një kurorë me lule në qafë.

Në një ngjarje të veçantë, studentët nga një seminar në Romë i dhuruan Papës një tortë ditëlindjeje. Asnjë ngjarje e veçantë nuk është planifikuar për të festuar ditëlindjen e Papës.

Francesku ka lindur në Buenos Aires në vitin 1936 dhe emri i tij i vërtetë është Jorge Mario Bergoglio. Marsi i ardhshëm do të shënojë dekadën e parë që nga ngjitja e tij në krye të 1.3 miliardë katolikëve në botë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re