Departamenti Amerikan i Shtetit ka renditur Ardian Dvoranin mes 12 personalitetve më të spikatur antikorrupsion në të gjithë botën.

Administrata Biden, ka vlerësuar Dvoranin duke e përzgjedhur mes figurave më të mira për t’i dhënë çmimin  Ndërkombëtar të Kampionëve Antikorrupsion.

Menjehere ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili nevizon se u godit harbuterisht, por nje vleresim rrezatues qe e shkrin balten e imoralitetit politik dhe mediatik qe u hodh mbi te.

Postimi i Rames:

“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.

Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re