Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas vlerësimit që agjencia prestigjioze Standard&Poor’s i ka bërë Shqipërisë. Sipas Tabakut, kjo nuk ndikon ne xhepin e shqiptarëve, ndërsa thekson se mjerimi financave publike shihet në nivelin e korrupsionit përmes taksave korruptive.

Deputetja demokrate thtotë se vlerësimi i S&P prej disa vitesh është i njëjtë për Shqipërinë.

‘Sot- shkruan Tabaku – nuk kemi as mirëqënie më të lartë, as më shumë mobilitet social por në të kundërt ka më shumë pabarazi’.

“Prandaj përtej vlerësimit të njëjtë pyetja është çfarë fitojnë shqiptarët? Kurrgjë veç dokrave të hinit që nuk pasurojnë kënd”, mbyll postimin e saj Jorida Tabaku.

Reagimi i Jorida Tabakut

Sa i ndihmon shqiptarët vlerësimi pandryshuar i S&P?

Për të disatin vit me radhë agjencia S&P ka vlerësuar në të njëjtën mënyrë Shqipërinë. Me gjithë daullet e propagandës që bien për arritje, portofolet e shqiptarëve nuk fitojnë kurrgjë.

Mjerimi financave publike shihet në nivelin e korrupsionit përmes taksave korruptive, favorizimeve fiskale dhe planit për rritje taksash në vijim duke filluar nga taksa e pronës tek arsimi. Të gjitha në kurriz të shtresës së mesme.

Sot, nuk kemi as mirëqënie më të lartë, as më shumë mobilitet social por në të kundërt ka më shumë pabarazi.

Informaliteti  vijon të jetë mbi 30% ndërsa 95% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa dhe marrin më pak shërbime.

Këstet e borxhit kanë përfituar nga rënia e vleres së euros e cila ka varfëruar prodhuesit dhe eksportuesit. Çmimet e larta të inflacionit rëndojnë të ardhurat e pakta të shqiptarëve ku ccmimet e shportës së konsumit rriten me mbi 11% ndërsa pensioni me 50 lekë/ditë.

Prandaj përtej vlerësimit të njëjtë pyetja është çfarë fitojnë shqiptarët? Kurrgjë veç dokrave të hinit që nuk pasurojnë kënd!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re