Shoqata e Shkencëtarëve dhe Parlamentarëve të Bundestagut gjerman, veçoi kolumnistin nga Bosnja Dragan Bursac dhe gazetaren nga Kosova Una Hajdari si gazetarët më të mirë të Evropës Juglindore.

“Unë e shoh çmimin si një lloj vlerësimi të punës, e cila është shumë përtej kufijve jo vetëm të Bosnjë por edhe të rajonit,” tha Bursac, një kolumnist për disa media në rajon.

“Eshtë mirë të dish se ka njerëz që lexojnë dhe vlerësojnë punën tënde,” shtoi ai.

Bursać merret me temat e trajtimit të së kaluarës së luftës, si dhe me anomalitë aktuale në Bosnjë dhe rajon.

Për shkak të teksteve dhe pikëpamjeve të tij të shprehura publikisht, ai është përballur vazhdimisht me kritika dhe sulme verbale, përfshirë kërcënime me vdekje.

“Në një mikrobotë, unë jam pothuajse i padukshëm, po flas për njësinë e Republika Srpska,” tha Bursac.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re