Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, pasi DASH vlerësoi Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë.

Presidenti poston një foto duke ecur përkrah disa të rinjve dhe shkruan:

“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”.

Departamenti Amerikan i Shtetit e renditi sot ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë.

DASH shprehet se Ardian Dvorani është një figurë kyçe e reformës së sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Gjithashtu DASH nënvijëzon se gjyqtari Ardian Dvorani ka zhvilluar mekanizma për të reduktuar influencën e krimit në politikë dhe në sistemin e drejtësisë, hapa të cilat ndihmojnë në vendimin për hapjen e negociatave dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

(TemA)