Vlerësimi i Ardian Dvoranit nga ana e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken si një nga personalitetet e luftës kundër korrupsionit ka sjellë reagimin e shefes së ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera.

“Urime!!! Kurajoja e qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është çelësi për progres në luftën kundër korrupsionit. BE-ja do të vazhdojë që të mbështesë Shqipërinë për të forcuar fuqinë e ligjit, të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë baza të begata për zhvillimin ekonomik”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Atrdian Dvorani renditej në mesin e 12 personaliteteve që kanë marrë çmim ndërkombëtar të kampionëve antikorrupsion të dhëna nga Sekretari amerikan i Shtetit.