Në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta te aktorit te humorit Skënder Sallaku, kreu i bashkisë Erion Veliaj priti në një takim familjarë të tij, të cilëve iu dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes”.

 

 “Doja shumë që t’iu jepja lajmin e mirë se një nga rrugët e Selvisë, aty ku ai është rritur, ku e njohin si të lagjes, do të mbajë emrin e tij. Më vjen mirë që ka qenë pjesë e një procesi ku po mundohemi që emërtimet e rrugëve apo shkollave t’i bëjmë për njerëz që na japin shumë krenari, që na kanë dhënë shumë gëzim në jetën tonë. Mezi pres që pas vendimit të Këshillit Bashkiak të bëjmë përurimin e rrugës së re”

 

Kryebashkiaku i shprehu falenderimet edhe bashkëshortes së aktorit të njohur, Vitore Sallaku, e cila është gjithashtu një artiste.

 

 “Unë besoj se për të gjithë ata që ju njohin, edhe si çift që i keni dhënë shumë dashuri këtij qyteti, që ke mbështetur Skënderin, por edhe që ke një familje të mrekullueshme. Të falënderoj edhe ty për gjithë kontributin, për faktin që ju si familje, të gjithë atë reputacion dhe frymëzim të Skënderit vazhdoni t’ia transmetoni Tiranës”

 

Skënder Sallaku është vlerësuar dhe me tituj të tjerë si “Artist i Merituar” dhe  “Artist i Popullit” .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re